Kuvendi i PD, 5004 delegatë rrëzojnë '11 dhjetorin' dhe anulojnë referendumin e sotëm! Miratohet neni 'Anti Berisha', përjashtohet nga pozicionet

18 Dhjetor 2021, 20:02 | Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 20:02

Pas 6 orë punime, 5004 delegatët e Lulzim Bashës zhbënë çdo vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, përfshirë shkarkimin e kryedemokratit, referendumin e kësaj të diele të Berishës! Në fjalën e tij, Lulzim Basha, pranoi për herë të parë, se PD për 8 vite ka pasur dy kryetarë.  Për Bashën, kriza “Berisha” ka nisur shumë më herët se ‘Non Grata’, me një parti që konsiderohej pronë e tij private dhe kundërshtarët cilësuar kukulla.

    KT/Shqiptarja.com