Kuvendi mban 1 minutë heshtje në nder të ish-Senatorit amerikan, Bob Dole! Kryeparlamentarja Nikolla: Gjithë jetën ia kushtoi lirisë

9 Dhjetor 2021, 11:41

Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në seancën e sotme plenare në nder të ish-Senatorit amerikan Bob Dole, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla vlerësoi rolin e tij në mbrojtje të lirisë së kombeve.

"Gjatë gjithë jetës së angazhimit të tij publik, ishte mbrojtës i spikatur i kombeve të rrezikuara. Në këtë këndvështrim një mbrojtës i madh i Kosovës. Në nderim të këtij miku të madh të Shqipërisë ju ftojmë të mbani 1 minutë heshtje", tha Nikolla.