Kuvendi/ Ministri Hoxha në interpelancë, i përgjigjet Dogjanit: Po përdorni politikisht një dramë familjare, vrasjet në vend në minimum historik

13 Shkurt 2025, 11:19 | Përditesimi: 13 Shkurt 2025, 11:19

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori fjalën në Kuvend sot pas interpelancës së kërkuar nga deputeti demokrat Asllan Dogjani, pas tragjedisë së ndodhur në Gjirokastër, ku një vajzë 17-vjeçare, Irsa Muçollari, u flijua për shkaqe dhe rrethana që dyshohet se lidhen me bullizimin e të ndjerës, si dhe situata social-ekonomike.

Kreu i dikasterit shprehu habinë për arsyen e interpelancës nga deputeti i PD, duke kujtuar se ngjarja fatkeqe nuk ka lidhje me Policinë e Shtetit dhe institucionin që ai drejton, teksa kujtoi se opozita po e përdorte politikisht një dramë familjare.

Ai renditi nismat, projektet dhe reformat e ndërmarra, që nga “Smart City”, implementimi i teknologjisë për rritjen e rendit dhe sigurisë, si dhe shifrën rekord të minimumit të vrasjeve të vitit të kaluar, vetëm me 35 të tilla.

Deputeti Dogjani në interpelancën e kërkuar vuri theksin te krimi i organizuar, gjendja e sigurisë së jetës dhe faktin e rrethanave se si një 17-vjeçare sipas tij, u vra për shkak te “një kryeministri jo normal dhe të korruptuar, kreu i një organizate kriminale”.

E.H/Shqiptarja.com