Kuvendi miraton pr/ligjet, resortet me 4-5 yje përjashtohen nga tatimi për 10 vite! Majko, Braçe e Koçi abstenojnë! Shtyhet deri më 2026 aplikimi për investimet strategjike

31 Janar, 09:52 | Përditesimi: 31 Janar, 15:23

Pas 9 orëve debatit, Kuvendi hodhi në votim pr/ligjet dhe pr/vendimet e rendit të ditës, ku në sallë mungonin shumë deputetë.Kryetares së Kuvendit iu desh të priste disa minuta përpara se të hapte prezencën. Votimi nisi në orën 00:15 minuta të 31 janarit 2025, kur në seancë zunë vendin deputetët e mazhorancës, ndërsa karriget e opozitës vijuan të ishin bosh, me përjashtim të deputetit të PD-së Bujar Leskaj, i cili për dy pr/ligje bashkoi votën me socialistët.
 

I.M/Shqiptarja.com