në foltoren e Parlamentit foli edhe kreu i grupit të PS, Niko Peleshi, i cili nuk u shpreh dakord me vendimin e Administratives për rrëzimin e masave të Etikës së Kuvendit.
Ai shpjegoi se vendimi i organeve të Parlamentit nuk është rrëzuar, por thjesht ka zhvendosur datën, edhe pse ka kryer ndërhyrje jashtë kompetencës së saj. Por sipas Peleshit mazhoranca e ka pranuar për hir të normalitetit parlamentar dhe bëri thirrje ndaj opozitës që të diskutonin për buxhetin dhe se vendimet e gjykatës të drejta ose jo nuk janë shkak për djegie karrigesh. Ai tha se do e respektonin atë vendim, pavarësisht se nuk ishte i drejtë.