Lapaj te ‘5 Pyetjet’: 3 arsyet kryesore se përse në protestën e sotme kishte më pak pjesëmarrës, disa janë me partinë, të tjerët kanë valixhet gati për të ikur nga Shqipëria

18 Tetor 2021, 22:26

Protesta e tretë kundër rritjes së çmimeve u “zbeh” dhe sot u vu re një numër më i ulët i pjesmarrësve. Ky fakt është pranuar nga vetë aktivisti, një prej personave kryesor të kësaj proteste, Adriatik Lapaj, në studion e Report Tv. Përballë gazetarit, Ilir Babaramo, Lapaj ka listuar një sërë arsyesh që sipas tij ndikojnë që në protesta të tilla qytetare të ketë një numër të vogël pjesëmarrësish, në ndryshim nga protestat e thirrura nga partitë.