Poeti, prozatori, përkthyesi dhe studiuesi Lazër Radi, kaloi 45 vite të jetës së tij nën represionin e regjimit komunist. Por as vitet e vështira të burgut dhe as vitet e gjata të internimit nuk e përulën asnjëherë dhe nuk ia zbehën pasionin e tij për librat. Krijimtaria e tij në vitet e diktaturës pati një fat të trishtë dhe vetë ai mori shumë plagë shpirtërore që lidheshin me këtë krijimtari. Jozef Radi, i biri i këtij intelektuali të rrallë, e ka përjetuar fatin e krijimeve të të atit me të njëjtin ankth dhe dhimbje kur padrejtësitë e regjimit ia kushtëzonin krijimtarinë, me të njëjtin emocion dhe adrenalinë, kur një vepër përfundonte dhe duhej ta ruanin në fshehtësi dhe me të njëjtën shpresë se një ditë do të ishin në liri dhe kjo vepër do të botohej pa hasur barrierat që haseshin në çdo minutë të jetës së tyre në diktaturë. Mes këtyre veprave, histori të veçanta kishte shkrimi i kujtimeve “Një verë me Migjenin”, “”Autobiografia” e tij, apo përkthimi i një vepre të rrezikshme siç ishte “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e cila ka një histori të rrallë, që gjalloi mes barkave të Savrës…. Jozef Radi do ta vijojë rrëfimin e tij, në këtë puntatë të re të “Dosjes k” me disa stacione mjaft të rëndësishme për krijimtarinë e të atit…
Lazër Radi: “Stalini”…. mes barakave të Savrës (02 maj 2023)
Video të fundit në programin Dosja K Të gjitha
-
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K' | Xhafer Sadiku: “Armiq” që në djep, shkolla mjet terrori kundër nesh!
10 Janar, 21:28 -
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K'| Vexhi Buharaja, orientalisti i burgosur që la dorëshkrime të rralla
27 Dhjetor 2025, 21:06 -
EMISIONI I PLOTË, DOSJA K | Robert Prifti dhe dorëshkrimi sekret që i shpëtoi Sigurimit të Shtetit
20 Dhjetor 2025, 21:31 -
EMISIONI I PLOTË, DOSJA K | Robert Prifti, kimisti me valixhen misterioze kundër diktaturës
13 Dhjetor 2025, 21:01 -
Emisioni i plotë 'Dosja K' - Theu burgun e u arratis, si e sfidoi Sigurimin Prek Thani
6 Dhjetor 2025, 21:20 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'/ Fundi tragjik i 3 vëllezërve që sfiduan serbët dhe komunizmin
29 Nëntor 2025, 21:28 -
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K' |Historia tragjike e Fisit të Prelë Nikë Lucës, 5 martirë e 53 vite burg komunist
22 Nëntor 2025, 21:01 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Bute Dedndreaj,arratisja legjendare nga kampi internimit të Beratit për të shpëtur foshnjen
15 Nëntor 2025, 21:07 -
EMISIONI I PLOTË DOSJA K - 'Gjaku që sfidoi prangat', Bub Matoshi rrëfen arratisjen e 33 malësorëve nga Nikaj-Mërturi
8 Nëntor 2025, 21:18 -
EMISIONI I PLOTË 'Dosja K'| Si i ktheu Enver Hoxha fshatarët në skllevër, sipas recetës së Stalinit
1 Nëntor 2025, 21:06 -
EMISIONI I PLOTË DOSJA K/ Fshatarët disidentë kundër komunizmit: Nuk duam kooperativa!
25 Tetor 2025, 20:59 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Selaudin Toto idealisti i shpërblyer me plumb
18 Tetor 2025, 20:59 -
EMISIONI I PLOTË 'Dosja K' - Vallëzim me vdekjen, në emër të lirisë! Sakrifica e burrave të familjes Toto
11 Tetor 2025, 21:07 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Xhavit Lohja: Njeriu misterioz që më shpëtoi në hetuesi
4 Tetor 2025, 21:17 -
EMISIONI I PLOTË, Dosja K- Xhavit Lohja: Arratisja që më kushtoi mbi 18 vite burg
27 Shtator 2025, 21:05 -
DOSJA K/ ‘Për hir të dashurisë’, katër gra ruse që paguan shtrenjtë për dashurinë e tyre me djem shqiptarë
30 Korrik 2025, 08:19 -
Emisioni i plotë- Dosja K/ Nina, Elena, Livia dhe Valentina, 4 divorce të stilit komunist shqiptar
29 Korrik 2025, 15:58 -
'Për hir të dashurisë', 4 fate tragjike të ruseve të dashuruara me djem shqiptarë l DOSJA K
22 Korrik 2025, 20:09 -
Emisioni i plotë- Xherardo Nikjari, 26 burgjet e terrorit në Shkodër
15 Korrik 2025, 18:05 -
Emisioni i plotë/DOSJA K - Masakra e Qafë Barit, Sigurimi: Donin të arratiseshin, ndaj i vramë
8 Korrik 2025, 20:54

