Legalizuan ndërtimin e katit shtesë në kopshtin për fëmijë në Ishëm, Ministria e Drejtësisë padit në SPAK 6 punonjës të Kadastrës: Rrezikuan jetën e të vegjëlve! Askush të mos prekë arkivat

16 Nëntor 2021, 12:51 | Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 14:24

6 punonjës të Kadastrës kallëzohen në SPAK nga Ministria e Drejtësisë pasi kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në shkollën e fshatit Ishëm. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili doli në një deklaratë për mediat për të publikuar rezultatet e deritanishme të Agjencisë Antikorrupsion, e ngritur pranë dikasterit që ai drejton.  Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka denoncuar edhe një rast tjetër ku prona shtetërore rezulton në 3 pronësi të ndryshme dhe sipas tij të gjitha këto veprim janë krye nga një person i kadastrës. Për këtë pronë e ka dhënë për 3 pronarë të ndryshëm, një herë në emër të shtetit dhe dy herë në emër të dy qytetarëve të ndryshëm. Manja tha se i ka kallëzuar në SPAK  dhe se me to do të merret drejtësia.

 

r.k./Shqiptarja.com