Lejuan ndërtimin e një shtese lokali në rrugën Transballkanike, në pranga 3 zyrtarët e bashkisë në Vlorë

9 Nëntor 2021, 17:46 | Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 18:25

VLORË- 3 zyrtarë të bashkisë së Vlorës në zyrën e Urbanistikës, janë vënë në pranga pasi kanë abuzuar me detyrën. Përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës Rubin Hekurani, specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj dhe Parid Kalus janë arrestuar nga policia ditën e sotme.

Burime për Report Tv mësojnë se shkak për arrestimin është dhënia e një leje për një shtesë ndërtimi në rrugën Transballkanike. Zyrtarët e bashkisë kanë lejuar ndërtimin pa lejë të një tende në një lokal.

KT/Shqiptarja.com