Lezhë/ Zjarri në Kalivaç, kryebashkiaku Pjerin Ndreu në terren: Flakët u përhapën me shpejtësi rrufe! Dëme të shumta në disa banesa, situata në përmirësim

3 Shtator, 19:44 | Përditesimi: 3 Shtator, 19:44

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka vizituar nga afër zonat e prekura nga zjarri në Kalivaç, ku u dogjën edhe disa banesa.

Për mediat, Ndreu tha se zjarri ka pasur nmjë përhapje të shpejtë, duke u favorizuar edhe nga era e fortë.

Më tej Ndreu theksoi se situata po përmirësohet, pas ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri me 2 helikopterë.

E.H/Shqiptarja.com