Pas marshimit drejt fakulteteve, një grup protestuesish mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

3 Nëntor, 18:59 | Përditesimi: 3 Nëntor, 18:59

Sot protestuesit marshuan nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Fakultetit Ekonomik dhe atij të Inxhinierisë, ku u bënë thirrje studentëve t'i bashkohen protestës.

Ata u kërkuan studentëve të bojkotojnë mësimin, ndërsa më pas një grup protestuesish janë zhvendosur në sheshin ‘Skënderbej’.

Aktualisht, disa prej tyre janë mbledhur aty.

A.E/Shqiptarja.com