Policia ka shoqëruar disa protestues që ishin mbledhur ditën e sotme te Ministria e Arsimit.
Pas ndërhyrjes, efektivët e Policisë kanë rikthyer në normalitet qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Durrësit.
Numri i protestuesve prezentë sot para Ministrisë së Arsimit, ishte i ulët krahasuar me ditët e tjera dhe kjo bëri që për grumbullimin e tyre të mos ishte i domosdoshëm bllokimi i rrugës.



















