Libri i ndryshon rrjedhën e jetës/ 34 vjeçari thirrje të rinjve: Mos bëni gabimin tim (26 korrik 2023)

26 Korrik 2023, 20:07 | Përditesimi i fundit: 2023-07-27 15:15:21

Ergysi është 34 vjeç dhe baba i një djali 6 vjeç. La vendlindjen e tij Shkodrën, 20 vjet më parë për të provuar sfidat e punësimit dhe jetesës në Tiranë. Pasi përfundoi gjimnazin nuk vazhdoi asnjë universitet, por zgjodhi kursin profesional për berber. E ushtroi prej disa vitesh këtë zanat deri sa leximi i librave për zhvillimin personal (libra motivues) i ndryshoi rrjedhën e jetës.