Ligji për territorin, Bardhi në komision: Legalizim falas për oligarkët, burg për qytetarët! Shtyhet votimi

16 Prill, 20:05

Ndryshimet në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit shkaktuan debate në Komisionin e Ligjeve me opozitën që akuzoi se vijnë nga Qeveria për të ndihmuar oligarkët. Drafti u votua vetëm në parim ndërsa votimi nen për nen dhe në tërësi u shty, pasi mazhoranca pranoi kërkesën e opozitës për më shumë kohë.