Ligji për Zonat e Mbrojtura, Xhixho thirrje mazhorancës: Hapni konsultim me shoqërinë civile dhe delegacionin e BE

22 Shkurt, 09:36

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërheqin nga seanca ligjin për zonat e Mbrojtura dhe të hapin konsultimin publik me shoqërinë civile dhe Delegacionin e BE.

Në një deklaratë publike për mediat, Xhixho tha se duhet të dëgjohet zëri i ekspertëve të mjedisit, shoqërisë civile dhe banorëve të zonave që mund të preken direkt.