I lindur me membranë në zemër që pengonte qarkullimin e gjakut një bebe 2 muaj e gjysmë kthehet plotësisht i shëruar në shtëpi pas ndërhyrjes kardiokirurgjikale në QSUT ku i mbijetoi 10 arresteve kardiake.
Rast unik dhe një mrekulli thonë mjekët që i qëndruan 24 orë mbi kokën e vogëlushit për 3 javë.
“Fëmija ishte në gjendje shumë të rëndë, ishte i nxirë, rënkonte, mezi dëgjohej pulsi, mezi reagonte. Pas analizave u zbulua se kishte një defekt të lindur të zemrës. Iu nënshtrua menjëherë ndërhyhrjes kirugjikale të membranës. Nga ana kardiake dhe neurologjike fëmija konsiderohet i shëndetshëm”, tha dr. Numila Kuneshka.


















