Liroi Malltezin, Yzeiri: Vendimi i Olldashit i shkaktoi vdekjen një të burgosuri, ndërsa dhëndrin e Berishës e çoi në shtëpi

25 Nëntor 2023, 21:22

Analisti Ilir Yzeiri ka folur në Report Tv për konfliktin e interesit të gjyqtares Ilirjana Olldashi, të cilën Report Tv e denoncoi ekskluzivisht se ka blerë banesë në ish-kompleksin Partizani, por GJKKO vlerësoi të mos e përjashtojë në asnjë për çështjeve ndaj Berishës dhe Malltezit. Yzeiri tha se vendimi i kësaj gjyqtareje i ka shkaktuar vdekjen një të burgosuri dhe dërgoi në shtëpi Jamarbër Malltezin. Bëhet fjalë për Enver Sheshin, të cilit Olldashi i caktoi “arrest me burg”, ndonëse avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.