Lleshaj: Ka shumë efektivë policie dhe zyrtarë që janë shkarkuar dhe ndiqen penalisht, por ne nuk i raportojmë tek PD

24 Korrik 2020, 22:04 | Përditesimi i fundit: 2020-07-24 22:05:11

Duke i përgjigjur akuzave të PD-së se nuk ka asnjë efektiv policie të penalizuar për kanabizimin e vendit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv se situata me mbjelljen e kanabisit në vend është shumë herë më mirë nga sa e morën në kohën e PD, ndërsa shtoi se ka shumë shefa dhe efektivë policie që janë shkarkuar , që ndiqen penalisht apo dhe janë ndëshkuar, por se për këtë nuk bëhen raportim tek PD-ja.