Lleshaj përshëndet nismën e Report Tv: Faleminderit për mesazhin që jepni

24 Korrik 2020, 21:40 | Përditesimi i fundit: 2020-07-24 21:41:20

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përshëndetur iniciativën e Report Tv për të sensibilizuar sa më shumë në mbajtjen e maskës për t'u mbrojtur nga COVID-19.  I ftuar në emisioni "Pa Protokoll" Lleshaj tha se kjo është një iniciativë që jep mesazhet e duhura për të gjithë.