Lufta Berisha-Basha/ Andoni në Report Tv: Duhet të ikin të dy, PD është tashmë pa identitet! Përplasja vazhdon edhe pas 2 kuvendeve

4 Dhjetor 2021, 12:10 | Përditesimi i fundit: 2021-12-04 13:50:36

Kur duhet edhe 1 javë nga 11 dhjetori, kur Sali Berisha ka paralajmëruar se do të mbajë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në stadiumin 'Air Albania', për analistin Ben Andoni ky Kuvend do të jetë thjesht miting.

Sipas tij të 2 protagonistët e kësaj përplasjeje, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, duhet të largohen.