Kryeministri Edi Rama në një takim me ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit në vendon tonë, ndau mendimet dhe shqetësimet në lidhje me luftën Izrael-Hamas. Rama u shpreh se ndërkombëtarët duhet të krijojnë një zgjidhje të tretë, e cila sipas tij, është që në ardhmen, në Gaza të mos jetë i pranishëm as Hamasi dhe as forcat izraelite, ndërsa shtoi nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm.