Lushnje, 250 fabrika prodhojnë vaj ulliri, Rama: Mijëra tonë për eksport

21 Gusht 2023, 15:55

Miliona rrënjë ullinjë numërohen në të gjithë vendin, dhe kryesisht vitet e fundit prodhimi ka tejkaluar pritshmëritë. Ministria e Bujqësisë, njofton se krahasuar me 2022 eksportet deri në muajin qershor janë 3-fishuar. Kryeministri Rama postoi sot në Facebook, pamje nga vreshtat e Dushkut në Lushnjës, duke i cilësuar ato “Kodrat e jetës”.