Lushnjë/ 64-vjeçari humbi kontrollin, zetori përfundon i përmbysur në rrugë

13 Janar, 12:04 | Përditesimi: 13 Janar, 12:04

Lushnjë - Një aksident fatmirësisht pa pasoja fatale për jetën është shënuar në fshatin Kolonjë të Lushnjës.

Egzon Begaj, 64 vjeç ka mbetur i lënduar pasi humbi kontrollin e zetorit, i cili përfundoi i përmbysur në rrugë.

64-vjeçari u dërgua për mjekim të specializuar drejt spitalit të Lushnjës.

I.M/Shqiptarja.com