Lutfiu ngre alarmin: Shqiptarët në Medvegjë janë kthyer në minorancë nëpërmjet procesit të pasivizimit! Po kryhet spastrim etnik, 4 mijë adresa janë fshirë

25 Dhjetor 2023, 22:58

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një lidhje skype për “5 pyetjet” me Ilir Babaramon ka folur për protestat e opozitës serbe kundër qeverisë për zgjedhjet parlamentare si dhe ngriti alarmin për spastrimin etnik’ administrativ që po u bëhet shqiptarëve që jetojnë në Serbi.