Makarona me qofte dhe salcë në furrë nga zonja Vjollca

20 Korrik 2020, 10:57

Makarona me qofte dhe salcë në furrë

Përbërësit:

500 gr makarona

2-3 vezë të zjera

3 lugë gjelle parmixhan

200 gr mozzarella

1 kavanoz star

Beshamel

600 gr qumësht

50 gr gjalp

50 gr miell

Kripë dhe arrë moskat

2 lugë gjelle parmixhan

Përgatitja:

Ziejmë makaronat për 8 minuta në ujë të valuar me kripë për 4 minuta më pak se minutazhi I shkruar në etiketë. Ndërkohë dhe vezet I kemi zjerë për 10 minuta. Kullojmë makaronat dhe i vendosim në një tas  si dhe shtojmë salcën me qofte të gatuara me kavanoz star. (Gran  ragu polpete) 60 gr për 4 persona, 90 gr 1 racion përziejmë makaronat me salcën dhe qoftet. Përgatisim beshamelin, gjalp, miell I kaurdisim sëbashku pa I dhënë ngjyrë pqr 5 minuta. Shtojmë pak nga pak qumështin e ngrohtë dhe përziejmë vazhdimisht deri sa të na formohet një salcë e lidhur shtojmë kripë, arrëmoskat i përziejmë dhe pasi të valojë e largojmë nga zjarri shtojmë pak parmixhano. Në një tavë vendosim fillimisht 3-4 lugë gjelle beshamel e hapim në të gjithë sipërfaqen e më pas vendosim disa feta me vezë të ziera. Disa kubikë djath mozzarella ose djath të tymosur e spërkatim lehtë me pak beshamel dhe pak parmixhano të grirë. Shtojmë pjesën tjetër të makaronave, fetat e vezëve, kubikë me djath mozzarella ose të tymosur, beshamelin e mbetur , parmixhano dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.