Burani me spinaq dhe vezë
Përbërësit:
- 2 gota oriz
- 1 lugë çaji kripë
- 1 tufë qepë të njoma
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 tufë spinaq
- 1 lugë çaji piper i zi i ëmbël
- 1 tufë kopër
- Vezë sipas dëshirës
Përgatitja:
Shpëlajmë orizin dhe e vendosim në një tas. Hedhim ujë të vluar me kripë dhe e lëmë mënjanë 15–20 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepët e njoma në pak vaj. Shtojmë spinaqin, të cilit i kemi hequr fijet e forta dhe e kemi prerë në copa të mëdha. Shtojmë kripë dhe piper. Shtojmë orizin, e përziejmë duke e kaurdisur pak. Shtojmë 2 gota ujë të vluar dhe e gatuajmë në zjarr të ulët me kapak të mbyllur. Në fund hedhim vezët dhe koper të grirë imët.





















