Byrek kurore me petë sfoliat, mbushur me kërpudha dhe djathë nga zonja Albana

31 Dhjetor, 11:32 | Përditesimi: 31 Dhjetor, 11:32

Kurorë me petë sfoliat me kërpudha dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 petë sfoliat
  • 1 qepë mesatare
  • 250 gr kërpudha
  • 1 lugë gjelle vaj
  • Kripë dhe piper
  • Djathë i grirë (sipas dëshirës)
  • 1 e verdhë veze + 1 lugë gjelle qumësht
  • Susam për spërkatje

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë kërpudhat dhe i gatuajmë derisa të avullojë i gjithë uji. Shtojmë salcën e sojës, piperin dhe pak kripë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë mbushjen të ftohet. Më pas shtojmë djathin e grirë dhe e përziejmë. Shpalosim petën sfoliat mbi letër pjekjeje. Presim rreth 1/3 e brumit në shirita të hollë, pasi do të përdoren për dekorim. Në pjesën tjetër (qendrën), vendosim mbushjen përgjatë gjatësisë. Rrotullojmë pjesën me mbushje në formë roleje. Shiritat i përdredhim si “spirale” dhe i vendosim sipër ose anash roleve, dhe bashkojmë skajet për të formuar një unazë në formën e kurorës. Lyejmë sipërfaqen me të verdhën e vezës të përzier me qumësht, e spërkasim me susam dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C, për 25–30 minuta.

MC/Shqiptarja.com