Pite e hapur me kimà
Përbërësit:
- 2 vezë
- 2 gota qumësht
- 2 gota ujë
- 4 gota miell
- 1 lç sodë
- 1 lç kripë
- 300 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 lgj salcë e kuqe
- 2-3 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
- Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Mishin e grirë me qepën e kaurdisim me pak vaj ulliri, shtojmë pak kripë dhe ujë dhe e lëmë të gatuhet. Më pas shtojmë salcën e domates, erëzat dhe specat e prera në kubikë. E lëmë kimàn të lidhet dhe e largojmë nga zjarri. Rrahim vezët me qumështin dhe ujin, shtojmë miellin, pak sodë buke dhe kripë. E trazojmë mirë dhe e hedhim në tavë së bashku me kimën e përgatitur. E hapim mirë, sipërfaqen e spërkasim më djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.





















