Super Bonbone të shpejta me vetëm 2 përbërës nga zonja Albana

31 Dhjetor, 11:07 | Përditesimi: 31 Dhjetor, 11:07

Embëlsira festive pa pjekje -Toptha kokosi

Përbërësit:

  • 125 ml kokos i grirë
  • 125 ml qumësht i kondensuar

Përgatitja:

Vendosim kokosin e grirë në një tas ku shtojmë qumështin e kondensuar. E përziejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene, e butë por jo ngjitëse. Me duar pak të lagura, formojmë toptha të vegjël. I vendosim në forma letre ose në një pjatancë. I futim në frigorifer për 30 minuta që të mpiksen.

MC/Shqiptarja.com