Antipastë festive me djathë, boronica dhe arra nga zonja Albana

31 Dhjetor, 11:27 | Përditesimi: 31 Dhjetor, 11:27

Antipastë festive me djathë, boronica dhe arra

Përbërësit:

  • 1 pako djathë të shkrirë bebe
  • ½ filxhan fistikë të grira imët
  • 2–3 lugë boronica
  • 2–3 kajsi të thata
  • Piper i zi i sapo bluar
  • Erëza sipas dëshirës
  • Mjaltë (opsional, për shërbim)

Përgatitja:

Në një tas përziejmë fistikët e grirë, boronicat e thata dhe kajsitë e thata. Shtojmë pak piper të zi për aromë. Vendosim djathin në një pjatë shërbimi. Me duar ose me lugë, mbulojmë sipërfaqen e djathit duke shtypur lehtë përzierjen e fistikëve që të ngjitet mirë, duke i dhënë formë peme. E dekorojmë duke vendosur sipër një gjethe koriandri/majdanozi për efektin e “majës së pemës”. E shërbejmë duke e spërkatur lehtë me pak mjaltë.

MC/Shqiptarja.com