Makina përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

26 Tetor 2021, 21:10

LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Milot, përkatësisht në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës". Mësohet se këmbësori i identifikuar me inicialet P.V., është përplasur nga një mjet dhe për pasojë nuk ka mundur tu mbijetojë palgëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit A.I., është shoqëruar nga policia.