Manastirliu: Rritje historike, 950 euro paga mesatare për mësuesit! Plan konkret për transformimin e sistemit arsimor

8 Dhjetor 2023, 14:31

Ministrja Ogerta Manastirliu foli sot në Kongresin e PS, për reformat transformuese të qeverisë për arsimin shqiptar. Me synimin e përmirësimit të cilësisë së arsimit, një nga hapat kyçe sipas Manastirliut, është rritja e pagave për mësuesit.

“Viti 2024 do jetë viti i rritjes historike të pagave për mësuesit, duke e çuar për herë të parë pagën mesatare të mësuesve në 950 euro. Me rritjen e pagave, jo vetëm mbështesim mësuesit në sistem, por synojmë të tërheqim dhe të mbajmë individë të talentuar në profesionin e mësuesit për Shqipërinë e sotme por edhe për Shqipërinë e të nesërmes”, tha Manastirliu në Kongresin e PS.