Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

28 Dhjetor 2024, 19:15 | Përditesimi: 28 Dhjetor 2024, 19:15

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri Rama u pyet edhe për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka dhe opinionin e Komisionit të Venecias. Rama u shpreh se Venecia foli qartë se vota e deputetit nuk mund të imponohet dhe parlamenti është një pushtet i pavarur ashtu si dy pushtetet e tjera. Ndërsa diskutimet e tjera sipas tij rreth kësaj çështjeje, janë një lodër juridike. 

E.H/Shqiptarja.com