Mandati i Xhaçkës, socialistët 'dorëzohen', Korreshi i thumbon: Herën tjetër pushimet i bëfshi në Divjakë me mushkonja, të keni gjithmonë këtë mendje

27 Gusht, 13:01

Çështja e mandatit të zonjës Xhaçka vijon prej gati dy vitesh të endet mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese.  E socialistët duket që kanë ndryshuar qëndrim, nga sesioni i kaluar parlamentar ku mbronin tezën se Gjykata Kushtetuese nuk mund ti imponojë votën deputetëve.

E ky ndryshim qëndrimi, u përcoll me batutë nga deputeti demokrat Saimir Korreshi në këshillin e legjislacionit ku socialistët patën dakordësi për të dërguar cështjen për votim në seancë parlamentare, por se nuk ishte nevoja e hartimit të një raporti.

"Një copë letër duhet të coni tek kryetarja e kuvendit. Shyqyr që 10 juristë për herë të parë nuk kanë nevojë tia shpjegojnë sib ëhet rajina

Duket sikur ne po shkallojmë këtu nga ato që keni thënë. Ne jemi zënë tek ky këshill legjislacion apo jo? Ne kërkuam këtu ekspertin apo kërkuat ju?! A ta cojmë në seancë? Por kur thoshim ne ju e refuzuat. Nuk e di cfarë ka thënë më shumë vendimi I Gjykatës Kushtetuese se herën e parë. Ju mund ta quani raport, leje të zakonshme, autorizim për kamp për Olta Xhaçkën, quajeni si të doni.

Bardhi: S’po e leni ju ta shqyrtojë. Keni 2 vite e 3 muaj që nuk e lini.

Ne nga kjo kemi kuptuar ose kanë qenë shezlonet e shtrenjta atje, ose ju kanë anuluar prenotimet dhe keni ardhur me këtë mëndje. Ishalla e bëfshi herën tjetër në Divjakë me mushkonjat që të keni gjithmonë këtë mëndje në këshillin e Legjislacionit, por një copë letër duhet çuar tek kryetarja" 

    No videos found.