Mandati i Zaçajt, Bardhi në Kuvend: Ta thërrasim në seancë, të deklarojë se kush po i bën presion!

12 Dhjetor 2024, 19:33

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka ngritur në Kuvend çështjen e përfundimit të mandatit të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi ka kërkuar që të thërritet në seancë plenare Holta Zaçaj, ose në komisionin e Ligjeve dhe të deklarojë se kush po i bën presion, referuar deklaratës së saj për mediat.