Manipulimi i zgjedhjeve në Shoqatën e Futbollit Tirana, Veliaj: Disa njerëz do bëjnë burg! Nesër do bëjmë dy kallëzime penale

24 Janar 2022, 20:20 | Përditesimi i fundit: 2022-01-24 22:16:17

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije sot se do të kallëzojë penalisht sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.

"Si ka mundësi që ne auditohemi për çdo gjë, këta nuk i auditon askush. Ku ikën lekët e solidaritetit, pse nuk u bënë 100 fushat e kalamajve? Ne do ta fitojmë këtë betejë dhe dita e sotme dhe diskreditimi i disa palaçove që njerëz që s'kanë lidhje me futbollin, mbushnin si vezë bikerinat e futbollit njerëz që nuk i kishim parë ndonjëherë. Ku erdhën këta 'alienë'. Nëse do bëjmë kallëzim penal për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe një kallëzim për sekretarin e përgjithshëm të shoqatës, shoqatës së vjetër. Vandaku vetëm po rritet në të gjitha fushat ku ata ushtrojnë një veprimtari tërësisht kriminale. Zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë si vezët në bikerina. Në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar drejtuesit e Shoqatave jo delegatë që na i cakton FSHF dh ene i zbulojmë vetëm ditën e votimit. Kjo është pafytyrësi dhe falsifikim. Do të shkojnë në burg! Është e pafalshme! do shkojnë në burg. Kjo është kriminale. Disa njerëz do bëjnë burg për këtë çështje. Kjo është arsyeja që jemi mbledhur sot. Shoh që kemi më shumë se 20 shoqata prezente.", tha Veliaj.