Mark Marku shërohet nga COVID: Sot kam filluar fushatën, tentojmë të fitojmë 5 mandate në Lezhë

9 Prill, 23:20

Drejtuesi i fushatës së PD në Lezhë Mark Marku për emisionin “Pa protokoll” në Report Tv ka deklaruar se tashmë është shëruar nga COVID dhe sot është kthyer në fushatë.

“Bëra trajtim por kaloi pa probleme, pothuajse asimptomatikë. Jam kthyer në fushatë sot dhe kam filluar fushatën. Ndërkohë që merrje trajtimin për të parandaluar çdo pasojë kam punuar nga shtëpia”, tha Marku.

Duke folur për listën përfaqësuese të PD në Lezhë, Marku tha se ata po tentojnë të fitojnë 5 mandate.

“Është lista më përfaqësuese e mundshme, gjithë lista e PD është e mirë. Lista e qarkut lezhë është përfaqësore. Ne tentojmë të fitojmë mandatin e 5. Atmosfera është e mirë njerëzit janë shumë të motivuar qytetarët janë të predispozuar për ndryshim. Nga ana tjetër mllefi dhe shqyerja që PS u ka bërë qytetarëve është shpërthyese. Socialistët po kërkojnë mandatin e 3 ndërkohë që kanë 2 mandate që skanë bërë asgjë.

Ka shenja se ata kanë lëvizur ne kemi krijuar struktura që po i ndjekim, dhe do shkojnë në SPAK. Kemi identifikuar disa persona që kanë filluar të lëvizin dhe po i ndjekim hap pas hapi. Ligji është shumë i qartë dhe ne do garantojmë votën dhe pikë. Të mos kenë frikë qytetarët”, tha Marku.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha