Marrëveshja me Italinë për emigrantët diskutohet online, e mbrojnë ministrat Peleshi e Balla

6 Dhjetor 2023, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2023-12-06 13:15:37

Në komisionin e Sigurisë ka nisur diskutimi online i marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ministri I Mbrojtjes, Niko Peleshi mbron marrëveshjen

“Marrëveshje është tepër e rëndësishme. I jep Shqipërisë një vlerë të shtuar si një vend që synon të jetë pjesë e BE-së në një kohë të afërt” tha Balla

Nga ana e tij ministri Mbrojtjes Niko Peleshi tha se me këtë marrëveshje “kemi zero kosto por shumë përfitime morale në raport me Italinë dhe BE-në”