Marrëveshja me Italinë për pensionet/ Braçe: Greqia duhet të ndihet keq, po mohon një të drejtë për punëtorët shqiptarë atje

6 Shkurt, 22:50

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për sigurimet shoqërore, të firmosur ditën e sotme, mes Shqipërisë dhe Italisë, nga e cila do të përfitojnë pensionet shqiptarët që punojnë në Itali por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.