Marrëveshja me Italinë pritet të kalojë të enjten në Kuvend, Tabaku: “Skandal! Çuçi di se kur zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

19 Shkurt, 14:28

Partia Socialiste bëri me dije se në seancën e radhës plenare pritet të kalojë për votim marrëveshja me Italinë për emigrantët.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, kreu i grupit të PS-së Bledi Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës. Pikërisht në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Ajo e cilëson skandaloze faktin që Bledi Çuçi di se kur zbardhen vendimet e gjykatës.