Marrëveshja për Butrintin, Zhupa në ‘5 pyetjet’: Nuk është në interes të publikut! Një park kombëtar s’mund t’ia lësh privatit, historia nuk jepet me koncesion

23 Maj 2022, 22:57

Deputetja demokrate Ina Zhupa, një ndër zërat më kritik të opozitës sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit, thotë se kjo marrëveshje nuk është në interes të publikut. E ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Zhupa thotë se po shkelet Konventa e Parisit.