Marrëveshjet Shqipëri- Turqi, bursa për policët dhe studentët, bashkëpunim në kulturë e emergjenca civile! Report tv zbardh përmbajtjen e 7 memorandumeve të firmosura dje

18 Janar 2022, 14:59

Përmes marrëveshjes së nënshkruar Shqipëri - Turqi, që Report Tv ka zbardhur, përfituesit më të mëdhenj janë punonjësit që merren më çështjet e sigurisë. Oficerë të policisë, ushtrisë, por edhe studentë të Akademisë do të kenë mundësi të marrin bursa në doktoraturë dhe master nga shteti turk dhe anasjelltas.

Ata që do të shkojnë në Turqi krahas përmbushjes së kritereve të edukimit dhe përgatitjes fizike duhet të zotërojnë edhe gjuhën turke pasi të gjitha programet zhvillohen vetëm në këtë gjuhë. Studentët që e përfundojnë me sukses do të pajisen me diploma e njohur nga të dy shtetet.