Masakra e Gërdecit, Mediu në gjykatë refuzon të pyetet si i pandehur: Do të përgjigjem pasi të jenë dëgjuar të gjithë dëshmitarët

13 Mars, 11:10 | Përditesimi i fundit: 2024-03-13 15:40:29

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu refuzoi tu përgjigjej pyetjeve të prokurorë e të SPAK në cilësinë e të pandehurit. Ai bëri një deklaratë në Gjykatë ku tha se do tu përgjigjej vetëm pyetjeve të avokatëve dhe në momentin që do të pyetej prej tyre. Mediu tha pas seancës së radhës në GJKKO se nuk ka fakte për shpërdorim detyre.