Matura Shtetërore 2022/ Sot mbi 33 mijë maturantë i nënshtrohen provimit në lëndën e Matematikës

17 Qershor 2022, 09:49 | Përditesimi i fundit: 2022-06-17 16:01:50

Mbi 33 mijë maturantë do i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës. Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30.Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.