Homazhe për Qazim Sejdinin, Veliaj: Na i bënte më të lehta sfidat, do ta kujtoj për zemrën e bardhë

13 Qershor, 11:08 | Përditesimi i fundit: 2024-06-13 16:45:07

Në qytetin e Elbasanit, ditën e sotme, janë duke u mbajtur homazhe në nder të ish-kryebashiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sejdini u nda nga jeta dje në moshën 73-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Mes shumë figurave të politikës pjesë e homazheve që po mbahen në teatrin Skampa të Elbasanit, ishte kryetari i Bashkië Gledian Llatja si edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi figurën e Sejdinit.