Mbërrin në Tiranë opinioni paraprak, burime për Report Tv: Komisioni i Venecias, pro zgjatjes së afatit të vettingut, ''në përputhje me standardet''

1 Dhjetor 2021, 18:36

“Komisioni i Venecias është i mendimit se shtyrja e mandatit të KPK dhe KP është në përputhje me standardet”. Ky është qëndrimi i Komisionit të venecias për propozimin e Partisë Socialiste për zgjatjen e afateve të vettingut. Opinioni final pritet që të miratohet në seancën plenare të Komisionit të Venecias më 10 Dhjetor.

Kujtojme se Këshilli i Legjislacionit i ka drejtuar pyetjet Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut, propozim ky i Partisë Socialiste . Mbledhjet e Këshillit të Lëgjislacionit për këtë çështje janë bojkotuar nga Partia Demokratike. Pavarësisht mungesës së opozitës, maxhoranca ka vijuar me debate brenda vetes.