Lulzim Basha ka shtuar masat e sigurisë gjatë takimeve të tij që po zhvillon me bazën në qytete të ndryshme. Teksa mbështetësit e Berishës sa vijnë dhe shtojnë dozën e kërcënimeve ndaj tij, ku u kërkojnë demokratëve ta rrahin dhe ta helmojnë, kryedemokrati ka shtuar masat e sigurisë, ku në takimet që zhvillon ka një prezencë më të lartë të efektivëve të policisë, ndërsa Range Rover me të cilin udhëton është i pajisur me fenelina policie.
Ndërsa edhe eskorta e tij lëviz me xhama të blinduar. Duket se Basha i ka marrë seriozisht kërcënimet që mund t'i vijnë nga babai i tij politik Sali Berisha, të cilin e përjashtoi nga Partia Demokratike që e kishte themeluar.