Mbështetësja e Bashës që u përplas me Kokalarin: I bëj thirrje Berishës, s'kam frikë t'ia them emrin, të kërkojë falje nga nënat demokrate që i ka gjuajtur me gurë

18 Janar 2022, 13:50

Violeta Geci është një prej mbështetëset e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, e cila ka pasur edhe një përplasje verbale dhe fizike në selinë e PD me Evi Kokalarin.

Gjatë takimit të kryedemokratit me gratë demokrate, Geci tregoi disa momente të vështira sipas saj gjatë ditës së protestës së dhunshme të organizuar nga Sali Berisha.

"Jam me zë të ngjirur nga gazi i asaj dite. Dua të tregoj një episod në momentin që na sulmuan me gaz, disa shoqe u përqafuam për të fundit herë, do dalim apo s'do dalim gjallë thonim. Unë thoja kam çunat me 40, Marta thoshte kam çunat në shtëpi pa ngrenë qanim të gjitha. Ka qenë dita më e vështirë e jetës sime. Na gjuanin me gaz, me shkopinj, me gurë si të dilnim tek fëmijët tanë? Nuk bashkoheshin dot në o momente. Atë ditë qanim dhe thonim, a do dalim gjallë? Si do të shkojmë në shtëpi?", u shpreh ajo.

Mbështesja e Bashës i bëri thirrje Berishës, duke mos hezituar t'i lakoi emrin, t'i kërkoi falje nënave demokrate që i qëlloi me gurë.

"Unë i bëjë thirrje patriotit tim, se kryetari im nuk është më të kërkojë falje nga të gjitha nënave të Tropojës që janë veshur me të zeza.  Sali Berisha na ka prek shumë, po ja them edhe emrin pa frikë, un s'kam frikë.  Ai nuk duhet të vinte të na gjuante me gurë, neve nënave. Dua t'i them tërhiqu.", shtoi ajo.