Mbi 600 të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë, qytetarët protestë para bashkisë, varin bidonë bosh te dera: Tubat e ujësjellësit, tuba nafte të marrë në Ballsh

30 Tetor 2021, 15:19 | Përditesimi: 30 Tetor 2021, 15:19

Me dhjetëra qytetarë në Krujë janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar për helmimin nga uji i pijshëm. Në mënyrë simbolike, ata kanë varur bidonë bosh te dera e Bashkisë, ndërsa deklarojnë se tubat dhe impianti i ujësjellësit janë tuba nafte të përdorura të marra në Ballsh e në minierat e Bulqizës dhe më pas janë montuar për ujësjellësin e qytetit. "I gjithë populli i Krujës e di shumë mirë se janë tuba nafte dhe janë marrë në Ballsh. Shteti të marrë masa, ta verifikojnë. Janë tuba nafte të marrë lirë. Uji na ka ardhur ngjyrë kaf. Tubat e vjetër i kanë lidhur me tubat e përdorur. Janë tuba të marra edhe në Bulqizë, te miniera e kromit ", thotë një protestues.

LR/Shqiptarja.com