Mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Report Tv zbardh axhendën

14 Dhjetor 2024, 17:13

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku zbardh axhendën e mbledhjes së përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për herë të dytë, Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Burime për Report Tv bënë me dije ditën e djeshme se mbledhja do të zhvillohet më datë 20 dhjetor në Prishtinë.

Në total do të mblidhen 130 deputetët, nga Kosova 70 ligjvënës dhe 60 të tjerë nga Shqipëria. I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Rama dhe me shumë gjasë edhe Albin Kurti.